Këto janë momentet disa minuta pas vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e së enjtes në lagje të Athinës në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar dhe foton e 32-vjeçarit të vrarë brenda makinës.

Ai u qëllua në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij të vogël nga dy persona të maskuar të cilët me motorin e tyre iu afruan Brahimit që po priste familjarët në makinë. Pista e hetimit për policinë greke është ajo e hakmarrjes.

Viktima Roan Brahimi nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

32-vjeçari i cili njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës por jo vetëm.

3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

Tv Klan