Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e datës 12 Prill në Vlorë, ku në zonën e Orikumit ishte vendosur eksploziv në një banesë. Uniformat blu kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar.

Ai është Ramiz Kutelaj 42 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe sigurim i kushteve e mjeteve materiale për të kryer vrasje.

42-vjeçari kishte vendosur tritol në derën e banesës së Artan Xhelilajt. Ky i fundit është me masë sigurie arrest shtëpie pasi është dënuar për trafik të lëndëve narkotike. /tvklan.al