Një çift bashkëshortësh në fshatin Zharrëz të Patosit janë arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike dhe posedim droge pasi ju gjet një sasi kanabisi në banesë.

Në pranga kanë rënë Xh.M. 61 vjeç dhe L.M. 60 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 18 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe rreth 82 gram fara kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tyre pranë banesës u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Këto të fundit u asgjësuan me djegie nga uniformat blu. /tvklan.al