Arrestohet çifti shqiptar, iu gjet drogë me vlerë 2 milionë Euro (Emrat)



Arrestohet çifti shqiptar, iu gjet drogë me vlerë 2 milionë Euro (Emrat)

11:46 05/03/2021

Një çift shqiptar është arrestuar në Itali nga karabinierët pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të cilën e kishin fshehur në një garazh.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Flamur Gjini 40 vjeç dhe Teuta Gjini 30 vjeç. Çifti shqiptar kishte fshehur në një garazh 400 kilogramë kanabis, që sipas autoriteteve italiane, është përllogaritur se një vlerë rreth 2 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.

Flamur Gjini u dërgua në burg, ndërsa gruaja Teuta Gjini u la nga gjykata në arrest shtëpie.

Sekuestrimi i drogës u bë pas një aksioni disa javor që policia italiane monitoronte zonat problematike në provincat e Barit.

Karabinierët kishin krijuar dyshime nga sjellja e çiftit shqiptar. Kur karabinierët shkuan për kontroll, vunë re se gruaja po mundohej të fshihte disa çelësa. Policia dyshoi dhe pas kontrolleve zbuloi se ato çelësa i përkisnin një garazhi.

Brenda u gjetën më shumë se 30 kuti të mbushura me marijuanë, e ndarë në 399 pako me peshë totale mbi 400 kg. E gjithë lënda narkotike u sekuestrua ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë. /tvklan.al







Të ngjashme