Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Serbisë.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Është arrestuar në Serbi Nehat Thaçi. Kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera do të informoheni me kohë”

, ka deklaruar ai, shkruajnë mediat kosovare./tvklan.al