Sulmuesi , Rafa Mir, është arrestuar mbrëmjen e së hënës. Lojtari i Valencias, akuzohet për sulm seksual ndaj dy vajzave, në ngjarjen që raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Spanjolli ka rënë në prangat e policisë, së bashku me një tjetër person, i cili thuhet se ishte prezent në shtëpinë e futbollistit, kur ndodhi ngjarja.

Lojtari akuzohet për sulm seksual, ndaj dy vajzave, në shtëpinë e tij, në orët e vona të së shtunës.

Sulmuesi 27-vjeçar mungoi në stërvitjen e kësaj të marte te Valencia, me klubin që në një deklaratë të bërë, konfirmoi arrestimin, por tha se në mungesë të detajeve rreth tij, për momentin nuk mund të jepen më shumë deklarime, në pritje të asaj që do vendosë drejtësia. /tvklan.al