Përfaqësuesja e Ukrainës po përgatitet në Pragë për Ligën e Kombeve, aty ku do të presë Shqipërinë të shtunën. Ukrainasit kanë lojtarë nga ekipe të rëndësishëm, mes tyre edhe portieri Anatoliy Trubin, i cili aktivizohet me Benfica.

23-vjeçari tha se rivalët janë të një niveli të mirë duke menduar se ishin edhe pjesëmarrës në finalet e Europianit.

Anatoliy Trubin: Kundërshtarët kanë marrë pjesë në Kampionatin Europian dhe mua më pëlqen të përballem me më të fortët. Ky është një nivel më ndryshe, por do ta kemi të vështirë me çdo kundërshtar, si me shqiptarët, gjeorgjianët apo çekët. Mendoj se shanset janë 50 me 50.

Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve janë edhe Çekia dhe Gjeorgjia. Ukraina më herët ka qenë edhe pjesë e Ligës A.

Tv Klan