Ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Bashkinë e Gjirokastrës, Armand Mamani, është arrestuar nga policia.

ABC News raporton se Mamani akuzohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që disa ditë më parë ishte shkarkuar nga detyra pas ardhjes në krye të bashkisë së Flamur Golemit.

Shkak për arrestimin e tij është bërë një subjekt privat, që përfitonte energji elektrike në mënyrë të paligjshme. Mësohet se biznesi e merrte energjinë nga zyra në Bashki e Armand Mamanit.

Uniformat blu, pasi konstatuan rastin në subjektin privat, morën në pyetje pronaren dhe më pas zbuluan se Mamani ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Armand Mamani, nga radhët e LSI-së, para disa vitesh mbante postin e drejtorit të Spitalit të Gjirokastrës. /tvklan.al