Një 40-vjeçar nga Kosova me banim në Prishtinë është arrestuar në Tiranë në kuadër të hetimeve të bluve të kryeqytetit “Imobiliare”.

40-vjeçari me iniciale Sh.M. mashtronte qytetarët që kërkonin të blenin apartamente, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash si kapar. Policia thotë se i arrestuari akuzohet për mashtrim dhe fshehje të ardhurash.

Nga hetimet e deritanishme është provuar se 40-vjeçari përdorte siglën e një agjencie imobiliare që kishte hapur në Tiranë për të mashtruar qytetarët për blerje apartamenti. /

tvklan.al