Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë një 59-vjeçar në Durrës.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu bëhet e ditur se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes në Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe  arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


/tvklan.al