pedagoguArrestohet në Peshkopi, pedagogu 23 – vjeçar, Fatmir Ceka pasi u merrte para studentëve në këmbim të notës. 9 studentë e kanë denoncuara në polici, pasi dyshohet se u kishte marrë para për të kaluar në provim.

Fatmir Ceka ishte pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. Policia thotë se Ceka u kërkontë studentëve deri në 150 mijë lëkë për të marrë notë kaluese.

Ndalimi i pedagogut është bërë rreth orës 23:30 nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

23 – vjeçari akuzohet nga autoritet lokale për ”Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 143/2 të Kodit Penal

Ky nuk është ratsi i parë që pedagogë të Universitetit, Aleksandër Moisiu të Durrësit akuzohen për mitmarrje.

tvklan.al