Dashi – Me fokusin në komunikim, javët  në vazhdim do të theksojnë dëshirën tuaj për t’u ndërlidhur me çdokënd. Ana intelektuale juaja do të fuqizohet kështu që leximi  dhe studimi mund t’ju shoqërojnë. Mund të gjeni njerëz që janë po aq të përkushtuar ndaj diçkaje sa ju dhe mund të frymëzoni e mbështesni njëkohësisht.

Demi – Përzierja e energjive do t’ju bëjë të ecni përpara me një plan për të rritur të ardhurat. Mos lini dyshimet e së shkuarës t’ju ndalojnë. Përqendrohu te ajo që mund të arrini dhe sa mirë do të ndiheni. Mund të fitoni shumë duke u sjellë me vetëbesim dhe të kërkoni atë që doni.

Binjakët – Lidhja e diellit dhe Jupiterit është fantastike për të marrë një rrugë të re dhe të fitoni eksperiencë në diçka të re. Është një moment i mirë për t’iu bashkuar një grupi që mund t’ju ndihmojë t’u përkushtoheni pasioneve  tuaja dhe entuziazmi i tyre do ju inkurajojë të ecni përpara.

Gaforrja – Energjitë dinamike do të jenë katalizatori që do ju shtyjnë në drejtimin e duhur. Suksesi do ju ndihmojë me besimin në vetvete dhe do të frymëzoheni për të ndërmarrë hapa.  Mos dëgjoni askënd që ju thotë se nuk realizohet. Nëse ndieni se diçka është e mundur, bëjeni.

Luani – Takimet me njerëz interesantë do t’i bëjnë bisedat më tërheqëse dhe do ju japin ide që mund të doni t’i çoni më tej. Edhe ju do të jeni një burim për zgjidhje brilante dhe mendimi krijues që keni do të frymëzojë të tjerët. Jeta sociale do të jetë shumë e gjallë dhe do ju përfshijë në projekte të bukura.

Virgjëresha – Me lidhjen e diellit dhe Jupiterit, keni mundësinë të skalisni disa aftësi. Do të punoni shumë që të bëheni versioni më i mirë i vetes, qoftë për përmbushjen vetjake, punën apo sepse doni që t’ia shfaqni talentin tuaj më shumë njerëzve.  Do të jeni gati për të kaluar sfida më të mëdha dhe do ta shijoni këtë.

Peshorja – Ndikimi i mirë i ditës së sotme do të nxjerrë anën më të mirë tuajën dhe do të sjellë një takim që do ju përgatisë për aventura të reja. Romanca me dikë që pëlqen të kapë mundësi të reja dhe është gjithnjë gati është e mundur. Do të doni të provoni diçka të re dhe nëse kjo do t’ju bëjë të dilni nga zona e rehatisë, aq më mirë.

Akrepi – Energjia është më e lartë dhe do ju mbushë me optimizëm si dhe do ju frymëzojë për të bërë plane. Është momenti të mendoni për të bërë më shumë aventura. Kjo periudhë e vë theksin te veprimet dhe jo fjalët, kështu që mendoni për një ide ose projekt  dhe filloni.

Shigjetari – Puna në grup mund t’i bëjë gjërat të ndodhin më shpejt dhe yjet e mbështesin. Krijimtaria juaj dhe aftësitë e të tjerëve do të çojnë përpara një projekt. Do ju kërkohet të bëni më shumë nga sa mendoni se mund të përballoni. Mos thoni jo, një eksperiencë e re do ju rigjallërojë.

Bricjapi – Energjia e lartë mendore dhe fizike ju ka përgatitur për diçka të re. Një mundësi e mirë  mund të paraqitet në rrugën tuaj dhe ju do të ndiqni atë që do ju dallojë nga të tjerët, por edhe do ju sfidojë.

Ujori – Jeni shumë krijues dhe do të injektoni energji te idetë tuaja. Nuk është momenti të numëroni gabimet e së shkuarës sepse javët në vijim kanë mundësi që do ju përmirësojnë jetën. kKontaktet janë instrumenti drejt një oferte që nuk do ta refuzoni dot.

Peshqit – Lidhja e Jupiterit me diellin ju favorizon për të nisur një punë ose biznes nga shtëpia. Megjithatë, ndoshta do ju duhet që për momentin të shtyni një plan sepse do të merrni informacione të reja që do të lehtësojnë procesin./tvklan.al