Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë.

Dy makina janë përplasur në fshatin Gracen. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën një prej shoferëve dhe është plagosur një pasagjer. Viktima është 72 vjeç.

Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës tjetër dhe po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al