Një punonjës policie 20-vjeçar, inspektori R.M. pranë Komisariatit Nr.4 në Tiranë, dhe vëllai i tij 22 vjeç me iniciale M.M., janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 00:15, duke qarkulluar me një makinë tip Benz në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës në Kamëz, aksidentuan një motor Suzuki që drejtohej nga një 26-vjeç. Ky i fundit humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Dy të arrestuarit akuzohen për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe pengimi për zbulimin e së vërtetës. /tvklan.al