Një shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë në Athinë, pasi akuzohen së trafikonin drogë.

Mediat vendase shkruajnë se dy të arrestuarit, identieti i të cilëve nuk bëhet i dikur, bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe vepronin në zonat periferike të Athinës.

Forcat e rendit pas kontrollit në banesë dy personave, kanë mundur të gjejnë 5 kg kanabis, 23 gram heroinë, si dhe sende të tjera për përpunimin e drogës, peshore elektronike, dy thika, një dorezë hekuri dhe katër telefona celularë.

Po ashtu bëhet me dije se dy të arrestuarit kanë qenë prej kohësh në vëzhgim dhe prangosja e tyre është bërë gjatë një aksioni për shkatërrimin e grupeve të trafikantëve./tvklan.al