Një shqiptar që hiqej si shpërndarës pakosh nëpër banesa në Itali është arrestuar nga policia. Mediat në vend bëjnë me dije se 47-vjeçari kishte arritur të dorëzonte një destinacion një pako me marijuanë që peshonte rreth gjysmë kilogram.

Pakoja u dorëzua tek një 54-vjeçare, e cila ishte në vëzhgim nga policia, pasi dyshohej si një trafikante droge.

Dorëzimi i pakos ndodhi dje në mesditë në Genoa, por policia kishte kontrolluar çdo lëvizje të shqiptarit dhe të marrëses së drogës.  

Pas dorëzimit të pakos, u krye një kontroll në banesën e 54-vjeçares dhe gjetën një sasi tjetër droge. Pas operacioni në pranga përfundoi shqiptari dhe italiane me akuzën e trafikut të drogës./tvklan.al