Policia zviceriane arrestoi, një 56-vjeçare me origjinë nga Kosova, që akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit të Bosnjës.

E arrestuara është Elfete Veseli, e cila akuzohet se në vitin 1992 torturoi me thikë për vdekje, djalin e nacionalistit serb Sllobodan Stojanoviç, në Kamenicë të Bosnjës.

Ajo u arrestua në kantonin zvicerian të Nyshatelit, me kërkesë të prokurorisë së Sarajevës.

Në atë kohë, Elfete Veseli ka qenë pjesë e të ashtuquajturës ushtri e Bosnje-Hercegovinës që luftonte kundër grupeve militante të serbëve të Bosnjës./

tvklan.al