Katër ditë pas ekzekutimit me armë zjarri, policia italiane ka mundur të identifikojë dhe arrestojë vrasësin e 24-vjeçarit shqiptar Ilir Berisha.

Mediat italiane raportojnë se vrasësi është gjithashtu një shtetas shqiptar 34 vjeç, por identitetin e tij nuk e kanë bërë të ditur. 34-vjeçari u arrestua në zonën e Courmayeur teksa po përpiqej të arratisej drejt Francës.

Pas hetimeve dhe dëshmisë së shokut të 24-vjeçarit Berisha, policia italiane zbuloi se krimi ndodhi për shkak të kontrollit të zonave të prostitucionit. Viktima Ilir Berisha kishte disa ditë që kishte shkuar në Itali dhe kishte provuar të krijonte një “biznes” në menaxhimin e prostitucionit.

Në këtë pikë, ai ishte ndeshur me 34-vjeçarin shqiptar, i cili tashmë po merrej prej disa vitesh me shfrytëzimin e prostitucionit në Monza dhe kishte zonat e veta të influencës. Mesnatën e së enjtes dhe të premtes së 15 Shtatorit, Ilir Berisha ishte nën shoqërinë e një miku të tij gjithashtu shqiptar dhe ndodheshin jashtë një lokali nate. Atë moment, autori u doli atyre përpara dhe qëlloi dy herë me armë 24-vjeçarin.

Ky i fundit u transportua me urgjencë në spitalin Desio nga shoku i tij, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 20 minutash në sallën e reanimacionit.

Tvklan.al

mëson se shqiptari që humbi jetën, Ilir Berisha

(personi në foton më poshtë)

është nga qyteti i Fierit dhe më parë ka qenë boksier. Ndërkohë, vrasësi i tij tashmë ndodhet në duart e karabinierëve dhe po merret në pyetje për hetime të mëtejshme.

/tvklan.al

Ilir Berisha, 24-vjeçari shqiptar që u vra në Monza të Italisë

Ilir Berisha, 24-vjeçari shqiptar që u vra në Monza të Italisë