Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se si është situata aktuale në rrugët e Shqipërisë.

ARRSH njoftoi se nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në aset kombëtare.

Megjithatë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë, por që janë pastruar.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar new jersey dhe sinjalistika provizore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./tvklan.al