Kreu i ri i ARRSH njofton se puna është përqëndruar te mbarimi i urave

Është asfaltuar 70% e gjurmës së segmentit të By Pass-it të Vlorës dhe kanë përfunduar tërësisht 2 ura, bashkë me rrethrrotullimet e aksit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet janë përqëndruar në urën 4 dhe po punohet dhe një një urë tjetër në mënyrë që rruga të hapet më 15 Korrik nga njëri krah për të mundësuar kalimin e automjeteve gjatë sezonit turistik.

Drejtori i ri i Autoritetit Rrugor Evis Berberi njoftoi gjatë një inspektimi se janë asfaltuar 20 kilometra dhe mbeten për t’u asfaltuar 9 kilometrat e fundit.

Tv Klan