Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani thyen më në fund mallkimin dhe gjen golin e parë me fanellën e Interit në kampionatin italian.

Në ndeshjen kundër Xhenoas e fituar me rezultatin 2 me 1, Asllani shënoi golin e pare per zikaltërit në minutën e 31-të ndeshjes.

Një pasim i Sançez në zonë dhe Asllani tregohet mëse i saktë duke tundur rrjetën.

Kjo ishte ndeshja e 36-të në kampionatin italian dhe 53-ta në total si lojtar i Interit. Golin e fundit në kampionatin italian, Asllani e kishte shënuar kur ishte lojtar i Empolit dhe pikërisht kundër Interit.

Asllani prej tre ndeshjesh radhazi e nis titullar ndeshjen, duke treguar tashmë se trajneri Inzagi po ka besim te lojtari i kombëtares shqiptare. Me kete fitore Inter shkeputet ndjeshëm, 15 pikë larg Juventusit të vendit të dytë.

Tv Klan