Panik në plazh. Një atentat ndaj një shqiptari ka ndodhur këtë të diel në plazh, ku ngjarja është parë nga qindra pushues.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari, me precedentë të mëparshëm penal, ishte duke pushuar në Torvaianica, por dy persona iu afruan dhe e qëlluan me armë.

Ai tashmë ndodhet i plagosur, jashtë rrezikut për jetën, në spital dhe po merr ndihmën e mjekëve. Deri tani mësohet se atentati u krye nga dy persona të cilët u afruan me motorr, qëlluan disa herë me armë në drejtim të shqiptarit dhe u larguan me shpejtësi.

Ngjara mësohet se është bërë për lajre hesapesh mes bandash, por hetimet po vijojnë për të pasur një panoramë më të qartë./tvklan.al