Si një traditë në këto vitet e fundit është bërë edhe blerja e lëndëve plasëse, fishekzjarrëve të cilat i shpërthejnë në natën e Vitit të Ri. Por fëmijët i hedhin gjithandej duke i terrorizuar qytetarët. Konsiderohen mjaft të rrezikshme dhe duhet të përdoren nga të rriturit, por këtu kjo gjë nuk zbatohet.

Edhe këtë vit ky artikull ishte më i preferuari dhe mund ta gjeje në çdo pikë shitje pa asnjë problem. Janë fëmijët e vegjël që tërhiqen më tepër pas këtij artikulli, duke ndjerë kënaqësinë e plasjes dhe nuk e kuptojnë rrezikshmërinë e tyre. Kreu i Policisë së Tiranës, Ilirjan Zyliftari ka deklaruar se natën e ndërrimit të viteve, nëqoftëse do të shihet të abuzohet me fishekzjarrët, policia do të marrë vetë masë arresti për ata që i përdorin pa kujdes.

I njëjti urdhër ka dal edhe më parë nga drejtoria e policisë, pas incidenteve të ndodhura sidomos natën e Vitit të Ri nuk janë të pakta. Ne të vërtetë që nuk festojmë dot pa fishekzjarrë, por të paktën qytetarët e Tiranës, sidomos ata më të rriturit t’i përdorin me limit./tvklan.al