Vetëm dy ditë pas masakrës në një qendër tregtare në Sidnei, kryeqyteti australian tronditet nga një tjetër sulm me thikë këtë herë në një kishë. Sipas asaj që shkruan BBC, një peshkop dhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një ceremonie fetare, e cila po jepej edhe online.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrethinat e Wakeley. Fatmirësisht asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. Për ngjarjen policia arrestoi një person, ndërsa sa i përket motivit ai mbetet ende i panjohur.

Në videon që po shfaqej live në rrjetet sociale, shihet një person i veshur me të zeza që i afrohet peshkopit dhe nis ta godasë me thikë.

Shumë njerëz të tjerë tentojnë të ndërhyjnë ndërsa dëgjohen edhe britmat e të pranishmëve. Të plagosurit mësohet se janë meshkuj të moshës nga 20 në 70 vjeç.

Ngjarja vjen vetëm 2 ditë pasi 6 persona mbetën të vrarë në një qendër tregtare në të njëjtin qytet. Autori u vra nga një oficere policie. Nuk ka asnjë të dhënë që ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën./tvklan.al