Tarifat për verën u vendosën pasi marrëdhëniet mes Kinës dhe Australisë

Autoritet australiane kanë mirëpritur vendimin e qeverisë kineze për heqjen e tarifës së verës, duke i dhënë fund tre viteve të taksave ndëshkuese dhe duke ofruar lehtësim për prodhuesit.

Tarifat, deri në 218.4%, u vendosën për herë të parë në mars 2021 për një periudhë pesëvjeçare së bashku me një mori pengesash të tjera tregtare për mallrat e Australisë, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan pasi autoritet australiane bënë thirrje për një hetim mbi origjinën e Covid-19.

Një vendim i tillë ndikoi tek prodhuesit e verës në Australi të cilët morën një goditje të rëndë nga tarifat, pasi Kina është destinacioni kryesor i eksportit të verës.

Megjithatë, marrëdhëniet janë përmirësuar ndjeshëm që nga viti i kaluar, duke e bërë Kinën të heqë në mënyrë të qëndrueshme pengesat tregtare për mallrat e Australisë, duke filluar nga elbi e deri te qymyri.

Edhe kryeministri Antony Albanese në një deklaratë të enjten sqaroi se mirëpret vendimin veçanërisht në një kohë kur industria e verës në Australi është në një periudhë krize.

Klan News