Detyrim vetëm maska tip FFP2

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga aeroporti ndërkomëbtar Nënë Tereza. Për të udhëtuar drejt Austrisë nuk duhet asnjë kriter testi apo vaksine.

I vetmi detyrim është që qytetarëve që udhëtojnë në Austri duhet të kenë maskë tip maska FFP2.

Ndërsa ata pasagjerë që janë tranzit për në Austri duhet të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Tv Klan