Personat e paimunizuar do lejohen të dalin vetëm për punë dhe për ushqime

Në një kohë kur Austria po shënon rritje rekord të rasteve pritet që të marrë vendimin për të izoluar personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Kufizimet do vendosen nga e hëna nëse merr miratimin nga qeveria federale. Salzburgu po planifikon gjithashtu masa të reja.

Kancelari Alexander Schallenberg tha se izolimi kombëtar për të pavaksinuarit është “ndoshta i pashmangshëm”.

Dy të tretat e njerëzve nuk duhet të vuajnë, sepse të tjerët hezitojnë të vaksinohen”, tha ai.

Në total, Austria regjistroi 11,975 raste të reja të të infektuarve dhe Komisioni për paralajmëroi për një kërcënim që, siç tha, “duhet të merret seriozisht”.

Qytetarët që nuk janë vaksinuar e kanë të ndalar të shkojnë nëpër restorante, kinema , qendra skish dhe parukeri ndërsa parashikohen masa të reja anti-covid.

Për sa I përket kësaj të fundit Schallenberg u shpreh se personat që nuk kanë marrë dy dozat anti-covid nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveçse për të shkuar në punët e tyre të përditshme ose për të blerë ushqime.

Klan News