Një këmbësor mbeti i plagosur këtë të hënë në Tiranë, pasi u përplas nga një autobus. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 10:28 tek “Rruga e Durrësit.

I plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 77-vjeçar me iniciale H. ZH., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet shoqëruan në ambientet e policisë shoferin e autobusit me iniciale LL.N., ndërsa Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al