Autorja e spektaklit Love Story ka folur pas finales së kësaj romance për vajzën fituese Merin, për Generdën dhe planet për edicionin e dytë.

Ilda Lumani është shprehur për programin “Daily Love Story” se fundi i “Love Story 1” pati një fund të lumtur, teksa Meri ishte vajza që fitoi jo vetëm zemrën e Saimirit por edhe zemrën e publikut.

Më tej ajo ka zbulur se “Love Story 2” do të nisë në shtator.

E prisje fitoren e Merit ?

Sigurisht! Besoj se ishte një fund shumë i bukur.

Meri dhe Generda ishin dy vajza që ose njëra ose tjetra do fitonte. Por jam e lumtur që fitoi Meri. Është një nga vajzat që unë e kam ndjekur mbërritjen e saj që në audicione, çdo etapë, takimet, se si Meri nga një vajzë e ndrojtur arriti të fitonte zemrat e publikut.

Jam e kënaqur që sot shumica e shqiptarëve edhe në sondazhin që u bë në TV Klan ishte e preferuara e publikut dhe kjo më gëzoi pa masë.

A do të ketë “Love Story 2”?

Sigurisht! Në shtator do të rikthehemi me edicionin e dytë, i cili do të vijë në një version më të moderuar me një vajzë dhe një djalë në fron. Do të vijmë përsëri me një sezon ndryshe dhe me surpriza./tvklan.al