Futbollisti Emiliano Sala ishte në bordin e avionit charter që u zhduk nga radarët pranë disa ishujve në Evropë. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Francez i Aviacionit Civil. Sulmuesi argjentinas i skuadrës së Cardiff ishte një nga dy personat që ndodheshin në bord. Policia ka thënë se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të avionit të zhdukur.

Charter u ngrit në fluturim në orën 19:15 të së hënës nga aeroporti i Nantes në Francë dhe kur ndodhej në 1.5 kilometër lartësi kontaktoi me kullën e kontrollit të trafikut ajror. Në 700 metra lartësi, aeroplani humbi kontaktet.

Gjatë natës nisën kërkimet për gjetjen e avionit, por u pezulluan rreth orës 02:00 për shkak të erës së fortë, përkeqësimit të kushteve të motit dhe uljes së dukshmërisë. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të avionit të humbur, në bordin e të cilit udhëtonte edhe futbollisti i skuadrës angleze Cardiff.

/tvklan.al