Vetëm pak ditë nga vrasja e avokatit Ravik Gurra, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të ndërpresë shërbimet për 3 ditë, nga e mërkura deri të premten. Vendimi nuk do të jetë i vlefshëm për seanca e dhënies së masës së sigurisë. Në deklaratën për shtyp theksohet se, avokatët që thyejnë këtë vendim, do të marrin masë disiplinore.

Më herët ishin avokatët e Elbasanit që vendosën të pezullonin shërbimet për 5 ditë. Sekretari i kësaj dhome tha se vrasja e Ravik Gurrës ishte një rast i paprecedent në drejtësinë shqiptare.

Demir Çiftja, Sekretar i Dhomës së Avokatisë Elbasan:

Ne si Dhomë Avokatie u mblodhëm sot sëbashku me të gjithë avokatët dhe vendosëm që të bojkotojmë çdo gjyq deri në një afat 5 ditor derisa të reagojnë organet kompetente, siç janë gjykata, policia e Shtetit dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Kemi lënë një mbledhje të dytë ditën e premte për të parë se ku është ecuria dhe çfarë vendimi do marrë Dhoma Avokatisë Elbasan sëbashku me Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Edhe kolegët e tjerë të avokatit Ravik Gurra kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme kundër akteve të tilla kriminale. 50-vjecari Gurra u ekzekutua me tre plumba pas koke të premten në mbrëmje në një lokal në qendër të Elbasanit.

Tv Klan