Azdren Llullaku po ambientohet menjëherë me ekipin e tij të ri Astanën. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në sfidën përgatitore me skuadrën ukrainase të Oleksandrias.

Miqësorja e zhvilluar në Turqi u hap me golin e Llullakut dhe përfundoi me rezultatin 2 – 2. Ky ishte goli i dytë që Azdren Llullaku realizon pas transferimit në merkaton e janarit.

Skuadra e Astanës ka ende kohë për tu përgatitur, pasi ndeshjen e parë zyrtare të sezonit do të luajë më 4 mars në finalen e Superkupës së Kazakistanit me Kairatin./ TV KLAN