Një tragjedi ka ndodhur në ditën e Vitit të Ri në Karolinën e Jugut në SHBA, ku babai dhe vajza e tij e mitur u vranë aksidentalisht.

Kim Drawdy 30 vjeç dhe vajza e tij Lauren 9 vjeç kishin dalë për gjueti së bashku me dy persona të tjerë në një pyll pranë shtëpisë.

Gjatë gjuetisë, ata ishin ndarë në dy grupe kur dhe ndodhi tragjedia. Babai dhe vajza u qëllua për vdekje, pasi gjuetarët e tjerë i ngatërruan me drerët.

Kur mësova lajmin nuk mund ta besoja. Zemra më ndali kur më thanë se ishte vëllai im dhe vajza e tij”, ka thënë për “Fox 6” vëllai i 30-vjeçarit. Ai tregoi gjithashtu se Kim dhe Lauren shkonin shpesh për gjueti tek pyjet pranë shtëpisë së tyre, një zonë të cilën e njihnin shumë mirë.

Deri tani nuk është arrestuar një person dhe nuk është ngritur asnjë akuzë, ka thënë policia amerikane në një deklaratë për mediat. Pritet që të kryhet edhe një autopsi për dy viktimat, por autoritetet janë shprehur se të shtënat kanë qenë një ngjarje aksidentale. /tvklan.al