Policia japoneze ka arrestuar një burrë  73-vjeçar, pasi dyshohet se ka mbajtur djalin e tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vjet.

Yoshitane Yamasaki tha se e kishte mbyllur djalin e tij, tani 42 vjeç, sepse ai vuante nga probleme mendore dhe ndonjëherë ishte i dhunshëm, sipas televizionit publik NHK.

Kafazi, 1 metër i lartë dhe më pak se 2 metra i gjerë, ishte një kasolle pranë shtëpisë së Yamasaki në qytetin Sanda.

Djali, i cili tashmë e ka trupin të shtrembëruar, është marrë nën kujdesjen e autoriteteve.

Mediat lokale raportojnë se ai është vënë nën kujdesin e një strukture të mirëqenies sociale në që nga janari.

Hetuesit dyshojnë se Yamasaki e mbylli djalin e sëmurë në moshë 16- vjeçare kur ai shfaqi problemet e para mendore.

Yamasaki thuhet se ka pranuar akuzat, duke u thënë autoriteteve se ai e ushqente djalin e tij çdo ditë si edhe e lejonte të bënte dush çdo ditë./tvklan.al