Australi – Një ish-polic që planifikonte vrasjen e ish-gruas dhe dy fëmijëve të tij është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Brisbane të Australisë. Sipas hetimeve, ish-polici 44-vjeçar planifikonte vrasjen e familjes si rrugëdalje për të zgjidhur problemet e divorcit.

Prokurori i çështjes tha para gjykatës se 44-vjeçari shkonte rregullisht me prostituta, kishte lidhje jashtëmartesore me një kolege në punë dhe shikonte rregullisht filma pornografik.

Gjykatësja u shpreh se ish-polici, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mendoi që koha më e mirë për të kryer vrasjet ishte ora 06:00 e mëngjesit kur policia po ndërronte turnet. Në shkurt të vitit 2014, veterani i policisë mori dy thika kuzhine për të qëlluar ish-gruan dhe dy fëmijët.

Ai goditi disa herë me thikë bashkëshorten në arteriet kryesore, dhe më pas shkoi të godiste djalin dhe vajzën e tij, përkatësisht 7 dhe 9 vjeç.

Gjyqtarja tha se vajza ju lut që të mos e qëllonte.

“Mos, ndal. Mendoja se më doje”,

i ka thënë 9-vjeçarja babait të saj para se ta godiste, sipas raportit të hetimeve.

Por, mamaja e dy fëmijëve e cila ishte e plagosur rëndë u hodh mbi trupin e fëmijëve të saj dhe telefonoi policinë.

Fatmirësisht gruaja dhe dy fëmijët mbijetuan.

“Nuk do ta harroj kurrë shikimin e tyre të frikësuar kur më panë mua. Trupi im është plot plagë. Pasi hoqa qepjet, pashë se kisha 71 të tilla”

, tha mamaja në gjykatë.

Ndërsa avokati mbrojtës i autorit deklaroi se klienti i tij kishte kaluar një fëmijëri të vështirë, por e cilësoi këtë ngjarje tepër të rëndë dhe ishte dakord me vendimin burg përjetë. /

tvklan.al