Bajerni Mynihut humbet në shtëpi për herë të parë në këtë sezon dhe lufta për titullin në Gjermani rihapet. Skuadra e Guardiolas u mund nga Mainzi me rezultatin 2 – 1.

Një disfatë që i lejon Borusia Dortmundit të afrohet pas suksesit 2 – 0 me Ingolshtadin. Këto rezultate të takimeve të javës së 24 të Bundesligës bëjnë që përballja e ardhshme të jetë tepër e nxehtë. Borusia do të presë pikërisht Bajerin të shtunën në mbrëmje.

Një fitore e Borusias Dortmundit do të bënte më tërheqës kampionatin ku ka ende shumë pikë në lojë.

Tv Klan