Shqiptarët protagonistë në fitoren e Shaktjor

Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku ishin protagonist në fitoren 5-0 të Shaktjor Soligorsk ndaj Slutsk. Në javën e 18, skuadra e dy lojtarëve kuqezi arriti që të merrte një tjetër fitore me vlerë, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë në klasifikim.

Bakaj e nisi nga minuta e parë sfidën, duke dhënë asistin tek goli i dytë. Një tjetër ndeshje e mirë për 32- vjeçarin, që këtë sezon ka realizuar 7 gola.

Debuton me skuadrën bjelloruse dhe Azdren Llullaku, që zbriti në fushë për të parën herë në minutën e ’74. 31-vjeçarit iu deshën vetëm 3 minuta për të lënë shenjë në këtë sfidë, pasi pasoi saktë për golin e pestë të ndeshjes, që vulosi dhe rezultatin përfundimtar.

Ashtu si Bakaj edhe Llullaku pritet që të kthehet në një pikë referimi në vijojnë ofensive të Shaktjor Soligors, që pretendon zonën europiane.

Tv Klan