Për Gareth Bale ka një shpresë që të largohet nga Real Madrid. Janë gjermanët e Bayern Munich ata që së fundi kanë shfaqur interes për uellsianin.

Kampionët e Gjermanisë kanë në plan që ta marrin sulmuesin në formën e huazimit me shpresën që ai do të rilindë në “Alianz Arena” dhe do t’i japë një ndihmë skuadrës në arritjen e objektivave.

Gareth Balle ka përjetuar një sezon ndoshta më të dobtin në karrierën e tij dhe ndryshimi i skuadrës duket gjëja e duhur për të. Tek gjermanët ai mund ta marrë gjysmën e pagës aktuale.

Poul Pogba do të largohet nga Manchetser United gjatë kësaj vere. Është vetë francezi që e ka konfirmuar diçka të tillë nga Tokyo. Ai është shprehur se pas tre vitesh në Old Traford tashmë ka ardhur koha për një aventurë të re.

Një deklaratë kjo që bën të ëndërrojnë klube si Real Madrid apo Juvetus. Madrilënët janë vënë në kërkim të një mesfushori dhe Poul Pogba është dëshira e tyre e madhe.

Për futbollistin “Los Blancos” janë gati që të paguajnë 150 milionë euro dhe sigurisht mund t’i ofrojnë atij një pagë të majme.

Tv Klan