Lajme Arkiva – TV Klan 2001

300 dëshmorëve mallakastriotë, të rënë në luftën për liri, iu shtuan sot edhe emrat e tre policëve të rënë në Dhjetor të vitit 1997. Ata janë Arshi Bregasi, Bujar Hamitaj dhe Veledin Pashaji, të vrarë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike. Me rastin e 5 Majit, eshtrat e tyre janë përcjell sot në varrezat e dëshmorëve, të qytetit të Ballshit.

Krahas autoriteteve vendore për të marrë pjesë në këtë ceremoni, ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bilbil Mema. Më pas janë zhvilluar vizita në familjet e policëve dëshmorë. Familjarët e të rënëve, duke falënderuar për titullin që u është dhënë, kanë kërkuar një ndihmë më të madhe financiare nga shteti, për fëmijët e atyre që ranë në mbrojtje të rendit publik./tvklan.al