Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki- moon, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me implementimin e marrëveshjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të ritmit të ngadaltë të zbatimit të saj.

Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.

“Duhen siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa”, 

thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 Janar deri më 15 Prill 2016.

Në raport theksohen angazhimet nga ana e Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por sipas tij marrëveshjet duhet të gjejnë zbatim të plotë.

“Ndonëse me shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në 12 muajt e fundit, shpresoj se do të merren hapa pozitiv edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së, për të përfunduar hapat e mbetura dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen”

shkruan Tanjug./tvklan.al