Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të shembur disa banesa që do t’i hapnin rrugë vijimit të projektit të Bulevardit të Ri në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë ka hasur në kundërshtimin e banorëve.

Për të ndaluar aksionin banorët dolën përpara fadromave. Hodhën gurë në drejtim të policisë. Dogjën goma.

Rreth 40 banesa janë parashikuar të prishen në këtë zonë, por banorët kërkojnë fillimisht të shpronësohen, edhe pse një pjesë e ndërtesave janë në proces legalizimi, ndërsa të tjerave ju është refuzuar kërkesa nga ALUIZNI. Deputetë të Partisë Demokratike dolën në mbështetje të banorëve.

Pas tensioneve që zgjatën rreth 3 orë policia është larguar, ndërsa banorët kanë njoftuar për protesta të tjera deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Tv Klan