Rodrigo Alves njihet nga e gjithë bota për shkak të pamjes së tij si kukulla Ken. Mesa duket ai u lodh nga kjo pamje dhe vendosi që të kthehet në Barbie pas 75 operacioneve plastike.

Alves ka ndërruar emer dhe tani quhet Jessica Alves. Së fundmi Jesicca ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me bikini ngjyrë leopardi duke ekspozuar hiret e saj. Ajo shprehet se është e lumtur që më në fund ka arritur trupin që ka dëshiruar gjithmonë.

“Do të doja që njerëzit të më pranonin thjesht si unë, por e di që marr një përgjigje të fortë: gjithmonë kam emrin tim, pamjen time, madhësinë time”, shkruan Jessica Alves.

Sipas “Mirror”, Jessica ka harxhuar rreth 900.000 paund për të arritur këtë pamje që ka. Për gjoksin dhe të pasmet ka injektuar nëntë litra mbushës (fillers) në trupin e saj, që i kushtuan 30,000 paund. Gjithashtu ajo po përdor edhe hormone femërore.

Për zmadhimin e gjoksit, ijeve dhe rimodelimin e gjunjëve dhe këmbëve, shpenzoi 35,000 paund.

Në një intervistë, Jesicca shprehet se operacioenet e bënë atë të ndihet shumë seksi, për herë të parë në jetën e saj. /tvklan.al