Barcelona e ka gati emrin që do të ulë në stol me largimin e Çavi Hernandez në fund të sezonit. Sipas mediave spanjolle, Rafa Márkez pritet që të shpallet trajneri i radhës i blaugranave. Zyrtarizimi mendohet që të bëhet pas sfidës së rëndësishme të “El Klasikos” me Real Madridin

Drejtuesit katalanas e konsiderojnë Rafa Márkuez si kandidatin e duhur për t’u ulur në stol. Por si fillim, ata nuk duan që të shpërqendrojnë skuadrën me sfidën e rëndësishme të 21 prillit që po afron. Aktualisht, Rafa Márkez mban detyrën e drejtorit teknik të Barça Atlétik, ekipit të dytë të klubit.

Njohuritë e tij të thella për ekipin e të rinjve dhe puna e tij e kthen në një zgjidhje logjike për drejtuesit emërimin e tij tek ekipi i parë, për më tepër që në klub është koha që kërkohet stabilitet dhe emra të risi.

Barça Atlétik po bën një paraqitje mjaft të mirë në Kategorinë e tretë në Spanjë, falë drejtimit të meksikanit. Përvoja e 45-vjeçarit dhe fakti që ka qenë një lojtar ikonë te katalanasit e bën kandidaturën e tij mjaft të fortë, për të pasuar Çavi Hernandez.

Klan News