Basha: Do anulojmë të gjitha kontratat koncesionare që janë korruptive



Basha: Do anulojmë të gjitha kontratat koncesionare që janë korruptive

21:38 17/09/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu. Kreu i PD-së ka folur për programin ekonomik të opozitës, duke thënë se do të krijohet shtresa e mesme dhe institucionet do u kthehen qytetarëve.

Më tej numri një i opozitës ka thënë se Partia Demokratike kur të vijë në pushtet do të hetojë të gjitha kontratat koncesnionare dhe ato që janë korruptive do të anulohen.

PJESË NGA BISEDA

Lulzim Basha: Logjika e relativizmit është anti demokratike. Partia Demokratike ka 7 vite në opozitë dhe ne kemi kërkuar ndjesë për gabimet tona kur kemi qenë në qeveri. Në këto 7 vite është formësuar qeverisja e re. Dy qëllimet kryesore të programit tonë janë: të krijojmë një shtresë të mesme dhe institucionet tu kthehen qytetarëve. Shtesa e mesme sipas nesh janë ata që kanë mbi 1 milionë lekë të ardhura në muaj, që mund të kenë një profesion të mirë apo një biznes privat. Shtresa e mesme është stabiliteti ekonomik. Por sot janë vetëm mbi 20 mijë shqiptarë që janë shtresë e mesme, në nivel të pagave. Kjo do të thotë se modeli ekonomik ka dështuar, sot janë 2.9 milionë të varfër dhe 10 apo 15 vetë që janë multimilioner. Kjo nuk është asgjë më shumë se historia e Ballshit, e cila është një histori korrupsioni ku kanë fituar oligarkët. 

Kush janë oligarkët?

Lulzim Basha: Janë njerëz që bëjnë PPP-ra, që bëjnë ligje, që krijojnë koncesione. Ku në kulmin e pandemisë u hoq TVSH-ja për jahtet. Ne duam që të pasurojmë shqiptarët. Por kjo nuk mund të ndodhë kur e gjithë ekonomia dhe pushteti punon vetëm për oligarkët.

Po krijohet një ide që lekët do u merren  të pasurve e do u jepen të varfërve…

Lulzim Basha: Oligarkët janë ata njerëz që kanë akumuluar pushtet ekonomik dhe kërkojnë pushtet politik.

Ka ekzistuar dhe më parë?

Lulzim Basha: Ka ekzistuar, por tani është bërë sistem.

Pse nuk do vijnë ata dhe të bashkëpunojnë me ju nesër?

Sepse ka ardhur koha që kjo gjë të ndalet. Ne do anulojmë të gjitha kontratat koncensionare që janë korruptive.

Po do humbisni në Arbitrazh?

Lulzim Basha: Këto janë vepra të pasta penale korruptive ato që fitohen në Arbitrazh. Ne do bëjmë gjithçka që çdo kontratë do të hetohen dhe paratë tu kthehen qytetarëve. Do ketë hetim nga qeveria dhe hetim penal. Ne do të përdorim mekanizmin anti-mafia, kur një koncensionar nuk justifikon dot paratë do i kthejë ato mbrapsht. Ky do jetë testi i vërtetë i SPAK-ut dhe drejtësisë së re.

Po cilat janë këto kontrata?

Lulzim Basha: Prit se nëse them me emra unë do thonë që na ishte vënë pas kryetari i opozitës./tvklan.al




Të ngjashme