“Qeveria jonë do të financojë praktikat studentore”

Duke u bazuar në projeksionet e selisë blu Lulzim Basha garanton se në vitin e 7 të qeverisjes ai do të mund ‘ti rrisë te ardhurat e shqiptarëve në nivelin e vendeve evropiane.

“Nëse do të vazhdojmë me këtë qeveri dhe me këtë ritëm do na duhet 40 vjet të arrijmë nivelin e të ardhurave vjetore në 10 mije 400 dollarëve. Ndërsa nëse ndryshojmë brenda 2027 pra 7 vitesh në do të arrijmë në këtë nivel”.

Në takim me një grup studentësh të ekonomikut kryedemokrati thotë se një tjetër pikë e planit te tij për të mirëqeverisur është dhe marrja përsipër nga shteti i pagesës se praktikës universitare për studentët ekselent.

Për bujqësinë që në vitin e parë premton mbështetje nga buxhetin në masën 100 milion Euro, po ashtu përsërit se do të vendos taksën e sheshtë 9 përqind e do të rrish pensionet .

Tv Klan