Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se të hënën do të publikojë me fakte dhe dokumente atë që e quan “skemë hajdutërie tek Unaza e Re”.

Basha e akuzoi Ramën si një kryehajdut, i cili “për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare.”

“Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumente skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale. /tvklan.al