Basha: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje


Basha: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje

09:17 17/10/2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se plani që ka ai për rimbëkëmbjen ekonomike ndihmon çdo shqiptar që ka vështirësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku kreu i selisë blu ka shpërndarë një video të një pronari furre buke, Basha shprehet se njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot.

“Njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret”, shkruan Basha.

Bardhi Leka, pronar i një furre buke në Kombinat, pavarësisht produktit bazë që shet siç është buka, thotë se që nga viti 2015 xhiroja i ka rënë në mënyrë drastike.

Ai shprehet se në vitin 2018, shteti me politikat e tij të ngritura si kurthe për biznesin e vogël, e ka futur në skemën e TVSH-së.

Kjo gjë, sipas tij, ka bërë që xhiroja të shkoj përtokë. Edhe pse me këtë dyqan ai duhet të mbaj familjen, taksat e larta dhe detyrimet e tjera që rrjedhin nga statusi që ka tashmë biznesi i tij, e kanë bërë që ta mbaj hapur vetëm për mbijetesë./tvklan.al





Të ngjashme