“Vullnetarët e PD, të vetmit që shpërndajnë ndihma”

Nga Fushë Mamurrasi ku pa nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se situata ka nxjerrë në pah mangësitë institucionale dhe shtetërore, korrupsionin dhe ndihmën selektive që u është bërë këtyre familjeve.

 “Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës”.

Basha vlerësoi punën e bërë nga të rinjtë e partisë së tij për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

 “Pavarësisht se shtetin prej kartoni e shembi tërmeti i korrupsiont, pasojat e tërmetit të vërtetë i përballuam me solidaritet  dhe me bashkim të njerëzve më të pastër të këtij vendi që shpeshherë janë njerëzit që kanë vuajtur më shumë”.

Basha akuzoi qeverinë se ka lënë pa mbështetje njerëzit e pastrehë.

 “Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfrat në Shqipëri”.

Basha tha se në këtë 8 dhjetor nuk pati vend për të festë pasi të rinjtë demokratë janë angazhuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. 

TV Klan