Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Buxheti që merr Bashkia e Tiranës si menaxhuesja e të gjitha shërbimeve në qytet, pastrim, mirmbajtje rruge, kanalizime, çerdhe dhe zbukurimin e qytetit në raste festash, janë të barabarta me buxhetin që Qeveria i jep Televizionit Shtetëror për një vit.

Sipas specialisteve në Bashki është përllogaritur me afërsi që rreth 7 milion dollarë kanë përkatësisht në vit. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Ramiz Balla, shpjegon shpërndarjen e fondeve në Ministrinë e Punëve Publike për punësimin sezonal dhe ç’është bërë konkretisht me to.  

Ramiz Balla, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë:- “Dy vitet e fundit fondet kanë qenë goxha të mëdha nga 2 miliard lekë në vit që po t’i kthejmë në shifra krahasuese janë të barabarta me 80 kilometra rrugë në ditë, që nuk është sasi e vogël për qytetin dhe nevojat që kemi ne. Këto punë publike është viti i dytë që dështojnë totalisht. Bashkia ka pasur për detyrë të ofronte listat e atyre që janë ndihmë ekonomike dhe të miratonte projektet. Projektet kanë ardhur në Bashki fillimisht në fillim të vitit, por ishin projekte jashtëzakonisht të dobëta, nuk mund të punohej dhe nuk mund tenderohej me ato projekte dhe ne nuk i kemi pranuar dhe nuk i kemi firmosur. Unë dua të theksoj dhe diçka tjetër që këto punë publike kanë dështuar ne të gjitha vendet e Lindjes, edhe në vende më të zhvilluara se sa ne”.

Pra Bashkisë që i kërkohet shtrimi i rrugëve i jepen 10 herë më pak para e krahasuar me fondin e punëve publike, 1 miliard lekë, ku me llogaritje duhet të ishin shtruar 40 kilometra rrugë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti