Veliaj: Kujtojmë ata që lanë shenjë në qytet

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendosjen e emrit të arkitektit Agron Jano, rrugës pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Teksa i priti në një takim familjarët e arkitektit, Kryebashkiaku Veliaj u dorëzoi atyre medaljen dhe një kopje të tabelës në mënyrë simbolike.

Veliaj u shpreh se ky vit jubilar për Tiranën kryeqytet është edhe një moment për të përkujtuar personalitete që lanë shenjë në qytet dhe se vendosja e emrit të arkitektit rrugës ku çdo ditë kalojnë studentë, tregon mirënjohje.

Arkitekti Agron Jano ka kontribuar në rikonstruksionin e disa objekteve me vlera historike, si dhe ka dhënë mësim për 35 vjet profesionistëve të rinj të arkitekturës.

Tv Klan